Një vend, liga të ndryshme, por fat i njëjtë për Armando Brojën dhe Anis Mehmtin. Dy sulmuesit e kombëtares së Shqipërisë kanë humbur shpejt rrugën megjithesë sezonet në ligat angleze sapo kanë nisur.
Pas dy ndeshjeve si titullar në Championship dhe Kupën e Ligës, Broja u la jashtë Burnley në sfidën e fundit kundër Norëiç. Një zgjedhje taktike e trajnerit Nicky Hayden, që nuk e tha hapur arsyen, por që la të kuptohej se sulmuesi kuqezi nuk e kishte shpërblyer besimin e tij.
Në këtë mënyrë, për 25 vjeçarin një tjetër sezon nis në ngjitje, ndërsa kur mbeten më pak se 48 orë nga mbyllja e merkatos shanset për të gjetur një tjetër sistemim ulen ndjeshëm. I njëjti diskutim vlen edhe për Anis Mehmetin. Ëndrra për të luajtur në Premier Ligë pas promovimit me Ipsëich Toën është kthyer shumë shpejt në një makth të vërtetë.
Dy ndeshje dhe të dyja në tribunë për futbollistin kuqezi, që zgjidhjen mund ta gjejë në orët e fundit të tregut të transferimit. Sipas mediave angleze, ai pritet të huazohet sërish me zbritje në Championship, ku ka disa skuadra të interesuara për shërbimet e tij. Kjo do të thotë se Mehmeti duhet të presë ende për të luajtur në atë që konsiderohet si kampionati më i fortë në botë.
Pra, lajme të këqia për të dy sulmuesit, por edhe për kombëtaren e Shqipërisë që në shtator do të bëjë rikthimin e saj në fushë për ndeshjet e para në Ligën e Kombeve./abcnews.al

