Boksieri shqiptar Nelson Hysa ka triumfuar në mënyrë spektakolare mbrëmjen e së shtunës, duke mposhtur me nokaut kundërshtarin e tij Thomas Narmon pas vetëm dy raundesh.
Boksieri 41-vjeçar shqiptar zhvilloi një ndeshje të shkurtër, por bindëse, duke siguruar fitoren me KO dhe titullin e kampionit global.
Pas suksesit, boksierin e ka uruar edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan: “Urime kampion Nelson Hysa, i saposhpallur kampion global dhe i pari shqiptar në botë që ndeshet për titullin e kampionit të botës.”

