Australia në kaos, rreth 480 milion kafshë janë zhdukur nga zjarret

schedule08:33 - 7 Janar, 2020

schedule 08:33 - 7 Janar, 2020

Situata në Australi nga zjarret është gjithnjë e më serioze. Është shpallur  gjendja e jashtëzakonshme në Uellsin e Ri Jugor dhe Victori, vendi po përballet me disa nga zjarret më të rrezikshme dhe katastrofike që Australia ka parë ndonjëherë.

Vetëm në Uellsin e Ri Jugor, më shumë se 4 milion hektarë janë djegur, dhe numri sa po vjen e po rritet. Sipas vlerësimeve të fundit nga Universiteti i Sidneit, rreth 480 milion gjitarë, zogj, zvarranikë dhe kafshë të tjera u vranë nga zjarret shkatërruese të pyjeve të vitit 2019, ndërsa në Malet Blu vetëm 50% të rezervave natyrore u dogjën në nëntor dhe dhjetor .

Ambjentalistët thonë se për shkak të ndryshimit të klimës, zjarret do të bëhen edhe më të shpeshta dhe ekziston frika se gjithë kafshët endemike dhe speciet bimore të Australisë mund të zhduken përgjithmonë.

Ishulli Kangaroo, ishulli i kangurëve dhe një destinacion shumë i njohur nga turistët është gjithashtu i evakuuar nga emergjenca e zjarreve

Isabella Pratesi, drejtore e programit ‘WWF Italy Conservation’, e cila aktualisht ndodhet në Tasmania, thotë se atje, më shumë se 400 kilometra larg bregdetit Australian, qielli është i mbuluar nga tymi.

Një raport i qeverisë Australiane që daton që nga viti 2009 tregon se “parashikimet e klimës tregojnë se pjesa më e madhe e Australisë jugore mund të bëhet më e ngrohtë dhe më e thatë dhe se tani është i nevojshëm një angazhim i fortë dhe urgjent nga qeveritë e botës për të luftuar ndryshimin e klimës dhe, për të parandaluar që ndikimet të mos jenë edhe më katastrofike dhe se duhet të kufizohet ngrohja globale në 1.5 ° C dhe emetime zero te CO2 shumë përpara vitit 2050 “./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!