Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Karmë, ku dy persona dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike në ambientet e jashtme të një lokali bar-kafe.
Sipas të dhënave paraprake, 40-vjeçari Sokol Preka, roje i lokalit në pronësi të një shtetasi tjetër, dhe 46-vjeçari David Deda, me profesion elektricist, kanë pësuar goditje elektrike. Deda i cili dyshohet se ka qene duke punuar ne riparimin e nje defekti.
Fillimisht, 40-vjeçari Sokol Preka humbi jetën gjatë transportimit për në spital, ndërsa 46-vjeçari David Deda u transportua në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohe bëhet me dije se edhe 46-vjeçari David Deda ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital.

