Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ahmataj mësoi dorën te Tirana”, shpërthen Eni Imami

schedule08:08 - 7 Janar, 2020

schedule 08:08 - 7 Janar, 2020

Eni Imami dje njoftoi largimin nga Tirana dhe në një postim në rrjetet sociale e shfaqi hapur pakënaqësinë për ish-trajnerin Julian Ahmataj. “Falënderoj trajnerët Ardian Mema dhe Ze Maria për besimin e dhënë”, shkruante mes të tjerash Imami.

Postimi i Imamit në Instagram

E kuptueshme, Ahmataj që e la në stol nuk mund të merrte një falënderim prej tij. Imami ndërkohë nuk është ndalur me kaq, pasi ka dhënë një intervistë për “Panorama Sport” dhe në shënjestër është pikërisht tekniku nga Elbasani.

“Ahmataj mësoi dorën te Tirana, ja pse ika”, është titulli kryesor i të përditshmes sportive. Në faqen e parë citohen edhe të tjera fjali të thëna nga Imami: “Më vendosën me shpatulla pas murit kur u largua Mema. Kërkoj falje nëse kam gabuar, por ai trajner (i referohet Ahmatajt) ishte si autoshkollë”. / abcnews.al

Titulli me të cilin është hapur “Panorama Sport” sot

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!