Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Ndërron jetë piktori Kujtim Buza/ Artisti dhe studiuesi, një nga figurat e shquara të arteve pamore

schedule13:53 - 28 Gusht, 2026

schedule 13:53 - 28 Gusht, 2026

Shuhet një prej emrave të rëndësishëm të artit pamor  shqiptar. Piktori dhe studiuesi Kujtim Buza. Buza u nda nga jeta mbrëmjen e të enjtes duke lënë në trishtim familjen, miqte, të njohurit dhe dashamirësit e artit të tij.

Kujtim Buza i përkiste një familje  me tradita të forta patriotike nga Gjakove,  të  lidhur me artin ndër breza.  Piktori ishte i biri i Abdurrahim Buza, një prej themeluesve dhe mjeshtërve të pikturës moderne shqiptare.

Ai e njohu pikturën që në fëmijëri, u rrit me të, studio dhe i kushtoi të gjithë jetën.

Vepra të Kujtim Buzës ndodhen në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve dhe janë  pjesë e trashëgimisë  kulturore të vendit.

Për kontributin e tij në artet pamore shqiptare, në vitin 1983 u vlerësua me titullin “Piktor i Merituar”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!