Italianët janë vizitorët më të shumtë në Vlorë në çdo periudhë të vitit.
Ata nuk tërhiqen vetëm nga deti, por shfaqin interes dhe për kulturën e vendit tonë.
Si ky grup turistësh kryeisht nga Pulia të cilët kanë zgjedhur të njihen me historinë duke vizituar , pika të rëndësishme në qytet, muze e monumente.
Pas ndalesës në sheshin e Flamurit ata ndajnë përshtypjet për vendin tonë ndërsa tregojnë se në turin e tyre përfshihen vizita në qytete të ndryshme të Shqipërisë.
Ata shprehen të impresionuar nga vendi ynë, shprehen se do të rikthehen dhe do tjua rekomandojnë miqve për të pushuar.

