FIFA i ka zbutur dënimet për veprimet e dhunshme të futbollistëve të të Argjentinës në finalen e Kupës së Botës.
Lojtari agresiv Leandro Paredes u dënua me pezullim prej dhjetë ndeshjesh dhe gjobë 90 mijë dollarë gjobë pasi sulmoi fizikisht spanjollin Gavi.
Nahuel Molina, Thiago Almada dhe zëvendëstrajneri Roberto Ayala gjithashtu u ndëshkuan me pezullime dhe gjoba.
Molina u pezullua për shtatë ndeshje, Almada për një dhe Ayala për tre të tilla.
Të katërt ishin të përfshirë në përleshjen pas përfundimit të ndeshjes në “MetLife”, ku Paredes u shpall fajtor për tre akuza.
Mesfushori rrezikonte të mbetej praktikisht jashtë fushave për më shumë se një vit.
Megjithatë, FIFA e miratoi kërkesën e Federatës Argjentinase të Futbollit që pezullimet të shlyhen në ndeshje miqësore, jo vetëm në ato zyrtare siç ishte vendimi I mëparshëm.
Kjo do të thotë se pjesa më e madhe e dënimit të Paredesit mund të shlyhet para fundit të vitit 2026.
Nëse Argjentina organizon gjashtë miqësore gjatë asaj kohe, mesfushori do të ketë vetëm katër të tjera për të vuajtur, Molina një, ndërsa Almada mund të luajë përsëri nga fundi i shtatorit.
Çuditërisht, Federata e Futbollit të Argjentinës ende shpreson të ulë dënimet dhe planifikon të apelojë për një tjetër ulje.
Argjentinasit u goditën gjithashtu me një gjobë marramendëse prej 250,000 dollarësh dhe duhet të luajnë ndeshjen e tyre të ardhshme në shtëpi me një kapacitet prej 50 përqind për shkelje të tjera gjatë turneut.
Kjo përfshinte edhe pankartën e tyre me mbishkrimin “Malvinas janë të Argjentinës”, e cila u shfaq pas fitores në gjysmëfinale ndaj Anglisë.

