Presidenti amerikan Donald Trump ka firmosur një urdhër ekzekutiv për ndryshimin e emrit të Liqenit Ontario në “Liqeni i Amerikës”, një tjetër vendim që ka shkaktuar reagime në Kanada.
Trump e cilësoi ndryshimin si “zyrtar” dhe tha se administrata amerikane ka dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme.
Emri i ri pritet të përditësohet në sistemin zyrtar amerikan brenda 30 ditësh.
Por Kanadaja nuk e njeh këtë ndryshim. Kryeministri Mark Carney deklaroi se “ky liqen quhet Liqeni Ontario – sot dhe përgjithmonë”.
Vendimi vjen në një moment tensionesh të larta mes SHBA-së dhe Kanadasë për shkak të përplasjeve tregtare dhe tarifave të reja amerikane.

