Dy persona humbën jetën në Itali pasi një mjet i vogël fluturues me 2 vende u përplas me kabllot e teleferikut të shërbimit të kompanisë Enel dhe u rrëzua pranë liqenit Campliccioli, në Piemonte të Italisë.
Aksidenti ndodhi rreth mesditës. Në vendngjarje ndërhynë zjarrfikësit dhe një helikopter i shpëtimit.
Kryebashkiaku i Antrona Schieranco duke folur për ngjarjen tha se pa mjetin fluturues të kthehej në “një top zjarri” në ajër.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

