Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Xi Jinping drejt Uashingtonit, Kina kërkon forcimin e kontakteve me SHBA-të

schedule11:29 - 27 Gusht, 2026

schedule 11:29 - 27 Gusht, 2026

Kina dhe Shtetet e Bashkuara duhet të bashkëpunojnë për të larguar pengesat që vështirësojnë takimet dhe komunikimin në nivele të larta mes dy vendeve.

Kështu deklaroi ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, përpara vizitës së pritshme të presidentit Xi Jinping në Washington muajin e ardhshëm.

Sipas agjencisë kineze të lajmeve Xinhua, Wang theksoi se të dyja palët duhet të zbatojnë në mënyrë serioze marrëveshjet dhe dakordësitë e arritura nga liderët e dy vendeve, si dhe të punojnë për tejkalimin e vështirësive që pengojnë shkëmbimet e nivelit të lartë.

Deklaratat u bënë gjatë një takimi në Pekin mes Wang Yi dhe ambasadorit amerikan në Kinë, David Perdue.

Nga ana e tij, Perdue bëri të ditur se takimi ishte konstruktiv dhe se diskutimet u përqendruan te përgatitjet për vizitat e ndërsjella të presidentëve Xi Jinping dhe Donald Trump.

Ambasadori amerikan deklaroi në rrjetin social X se të dyja vendet duhet të punojnë së bashku për ndërtimin e një marrëdhënieje më konstruktive dhe të qëndrueshme, të bazuar në drejtësi dhe reciprocitet.

Presidenti kinez Xi Jinping pritet të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara muajin e ardhshëm, në një periudhë kur liderë nga e gjithë bota do të mblidhen në New York për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump vizitoi Kinën në muajin maj, në kuadër të përpjekjeve për forcimin e dialogut mes dy fuqive.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!