Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

‘Kosova po pret’/ Syla: Procesi ka devijuar, vendimi final të mos ndikohet politikisht

schedule17:20 - 26 Gusht, 2026

schedule 17:20 - 26 Gusht, 2026

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, ka ngritur shqetësime për mënyrën se si po zhvillohet procesi gjyqësor ne Hage.

Ai theksoi se verdikti final nuk duhet të ndikohet politikisht, por të bazohet në fakte.

Nënkryetari i OVL-UÇK-së shprehu shqetësimin se gjykata mund të marrë një vendim politik, duke kujtuar edhe dënimet e bashkëatdhetarëve me mbi 10 vite burg.



” Procesi ka devijuar, gjykata ka devijuar nga raporti dhe, duke bërë përshkallëzimin e këtij procesi, ka degraduar. Kjo gjykatë ka pranuar të marrë prova nga dy organe. Kjo gjykatë ka devijuar nga misioni i saj. Verdikti final duhet të mos ndikohet politikisht, por të merret përmes fakteve. Çdo vendim tjetër është i papranueshëm. Kjo gjykatë ka dënuar bashkëatdhetarët tanë me mbi 10 vite dhe i frikësohemi faktit se kjo gjykatë mund të sjellë një vendim politik. Disa shqetësime ne i kemi parashtruar edhe më herët.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!