Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Nisin shira, por nuk “thyhet” i nxehti/ Sinoptikanët: Reshje në disa zona, por temperaturat do rriten

schedule13:49 - 26 Gusht, 2026

schedule 13:49 - 26 Gusht, 2026

Pas javësh të nxehta dhe të thata reshjet përfshinë Tiranën për pak minuta paraditen  e të mërkurës kur u duk se bashkë me shiun do të kthehej freskia, por nuk ndodhi kështu.

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash parashikojnë meteorologët për një pjesë të vendit tonë.  Në disa zona ato pritet të shoqërohen dhe me reshje të dobëta. Nuk do të mungojnë dhe shtrëngatat afatshkurta.   Por reshjet  do të zgjasin pak.  Instituti I Gjeoshkencave parashikon largimin e tyre nga territori  të enjten.

Megjithkëtë reshjet nuk pritet  të  zbusin të nxehtin e ditëve të fundit. Temperaturat  e ajrit parashikohet të rriten lehtë.   Sipas  Institutit të Gjeoshkencave termometri në zonat e ulta, matur ne hije,  te enjten do të regjistrojë  35 gradë celcius.   Mëngjeset dhe mbrëmjet do të vijojnë të jenë të nxehta pasi temperatura minimale parashikohet  deri në  23 gradë celcius  në bregdet.



Herë pas here  era që do të  fryjë e lehtë deri mesatare mund të  sjellë freski e  të gjenerojë valëzim  në det të forcë 2 deri 3  ballë.

Ndërkohë rreziku për zjarre nuk është larguar.   Temperaturat dhe  thatësira favorizojnë  flakët dhe Instituti i Gjeoshkencave parashikon rrezik më të lartë të enjten dhe në qarqet   e Fierit, Gjirokastrës,  në perëndim të Dibrës , lindje të Durrësit dhe Tiranës,  veri dhe perëndim të Vlorës dhe veri e jug të Korçës.

Gushti sipas meteorologëve do të  mbyllet me temperatura të larta dhe po kështu parashikohet të nisë dhe shtatori.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!