77-vjeçari, i cili u godit me sqepar nga djali i tij në Lushnje, ditën e djeshme, po merr trajtim mjekësor në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Sipas burimeve nga bluzat e bardha për ABC News, i moshuari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po trajtohet në shërbimin e reanimacionit.
Mësohet se 77-vjeçari ka marrë edhe plagë në kokë, çka e rëndon më tej gjendjen e tij shëndetësore.


