Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Aksident i rëndë në Golem/ Motomjeti përplaset me bordurën, humbin jetën dy persona

schedule08:26 - 25 Gusht, 2026

schedule 08:26 - 25 Gusht, 2026

Një aksident tragjik është shënuar rreth orës 00:20 në Golem.

Sipas njoftimit të Policisë, një motomjet me dy persona është përplasur me një bordurë. Për pasojë, kanë humbur jetën drejtuesi i motomjetit, 44-vjeçari Elton Luzati, si dhe pasagjeri, i cili ende nuk është identifikuar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa vijojnë edhe procedurat për identifikimin e viktimës tjetër.



Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!