Analisti Artur Nura në një intervistë në “Ora e Fundit” në “ABC News” foli për takimin dyditor të mbajtur në Pogradec duke analizuar edhe qëndrimin e kryeministrit Edi Rama.
Gjatë intervistës, Nura tha se kryeministri Edi Rama po punon për zgjidhjen e problemeve të shfaqura sipas tij nga “Flamingot”.
Gjithashtu nënvizoi se duhen edhe politika fiskale për uljen e çmimeve të larta të shportës.
“Protesta duhet të organizohet politikisht të marrë përgjegjësi, të hyjë në garë. Duhet të kalojë në mënyrë vertikale organizimi dhe të gjitha të shkojnë te kutia e votimit”, tha ai.
Ndërsa sa i përket PD dhe Sali Berisha, ai tha se Berisha është problemi kryesor i opozitës.
“Tani është opozita e re, është ballafaqimi me sheshin me “Flamingon”. Pra Rama po përdor edhe flamengon në komunikimin publik dhe duhet t’i japë përgjigje atyre që dalin në emër personal e familjar. Kam përshtypjen që po punon që gjithë eksperiencën e tij në ekzekutiv ta sjellë në njëlloj leksioni. Beteja vazhdon deri në 2030 kur Shqipëria duhet të hyjë dhe do hyjë mendoj unë në BE. Dhe atëherë Rama mendoj e ka kryer detyrën historike që i ka vënë vetes”, tha më tej ai.
/abcnews.al/


