Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

“Zgjidhni presidentin, po rrezikoni shtetin”/ Ish-kongresmeni amerikan, DioGuardi, mesazh për Kosovën

schedule19:39 - 24 Gusht, 2026

schedule 19:39 - 24 Gusht, 2026

Kosova duhet të ketë sa më shpejt një president, ndryshe shteti mund të vendoset në një situatë të vështirë duke i hapur rrugë “armiqve” që janë të gatshëm të prishin ekuilibrin në Ballkan.

Ky është mesazhi i ish kongresmenit amerikan Joe DioGuardi pasi ka marrë së bashku me të shoqen shtetësinë e Kosovës.

“Unë jam këtu me ju për t’u siguruar që ju të keni një president dhe shpresoj që kjo të ndodhë para se të largohem. Nëse nuk ndodh para se të largohem, ju do të jeni në telashe të mëdha, sepse tashmë keni armiq të gatshëm për ta prishur ekuilibrin në rajon”, është shprehur ai.



DioGuardi tha se do të përdori zërin e tij për krizën në vend.

“Prandaj është e rëndësishme që unë erdha këtu me zërin tim për ta zgjuar popullin shqiptar. Kjo nuk është koha për të fjetur, sepse ka njerëz që janë të gatshëm t’jua marrin atë që keni. E urrej ta them këtë, por ju mund ta shihni vetë”, tha ai.

Ish-kongresisti amerikan, nga të parët mbështetës për Kosovën e lirë dhe luftën çlirimtare theksoi edhe njëherë se shqiptarët e Kosovës janë në anën e duhur të historisë, ata nuk e nisën dhunën, por u detyruan të luftonin për të mbrojtur ata që ishin në rrezik.

Ish-zyrtarët amerikanë kanë qenë nga zërat më të fuqishëm në Uashington në mbështetje të pavarësisë së vendit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!