Një grabitje është shënuar rreth orës 15:00 në lagjen nr. 17 në Durrës, ku një person ka marrë me dhunë një shumë parash nga kasa e një marketi dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe, falë veprimeve të shpejta, kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasin F. S., rreth 26 vjeç.
Policia vijon kontrollet në zonë me qëllim kapjen e tij, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 15:00, në lagjen nr. 17, një shtetas ka marrë me dhunë një shumë parash nga kasa e një marketi dhe është larguar.
Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe si rezultat i veprimeve të shpejta, bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasit F. S., rreth 26 vjeç, ku vijojnë kontrollet në zonë, me qëllim kapjen e tij.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.


