E ardhmja e Emre Can dhe Rabiot, drejtori Paratici flet hapur

schedule21:49 - 6 Janar, 2020

schedule 21:49 - 6 Janar, 2020

Drejtor sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, ka sqaruar për mediat situatën e merkatos në kampin bardhezi. Ai është i gëzuar për blerjen më të re, Dejan Kulusevksi, si dhe përjashton çdo mundësi largimi të Emre Can dhe Aron Ramsey.

“Jam i lumtur për Kulusevski. Dëshironim që ai të vinte menjëherë tek ne, por ky ishte kusht që në nisjen e negociatave. Ai do ta mbyllë sezonin tek Parma dhe më vjen mirë për të. Ne e konsiderojmë një lojtar të rëndësishëm për të ardhmen e ekipit si dhe për projektin që kemi nisur,” tregon Paratici për ‘Sky Sport Italia’.

“Emre Can nuk do të largohet. Ai do të vazhdojë të jetë pjesë e jona. Can është një lojtar i madh dhe i rëndësishëm për ne. E njëjta gjë vlen dhe për Rabiot. Kur mbërriti në Torino, kishte 8 muaj që nuk luante. Tani po ambientohet shumë shpejt,” mbyll drejtori i ‘Zonjës së Vjetër’. /abcnews.al