Analisti Martin Leka ka komentuar reformën territoriale dhe debatet e fundit për ndryshimet në organizimin e pushtetit vendor, duke e vënë theksin te shërbimet që marrin qytetarët.
Leka tha se një prej problemeve kryesore lidhet me mungesën e informacionit dhe pamundësinë për t’u shpjeguar qytetarëve efikasiteti që synohet të arrihet përmes reformës.
Sipas tij, debatet dhe protestat në disa bashki mund të jenë të lidhura edhe me interesat e drejtuesve vendorë, të cilët mund të humbasin pozicionet e tyre pas ndryshimeve territoriale.
Leka theksoi se çështja themelore duhet të jetë garantimi i shërbimeve për qytetarët, ndërsa e cilësoi decentralizimin si një problem madhor.
“ Është çështje e mungesës së informacionit dhe e faktit që nuk është e mundur të sqarohen njerëzit për efikasitetin e reformës. Kryetari i bashkisë së Poliçanit ka ende çelësat e kashtës, shëndetësinë nuk e ka, ujësjellësin jo, arsimin nuk e ka.
Meqë i ikën statusi i kryetarit të bashkisë, këto protesta i kanë nxitur këta kryetarë që, nëse nuk do të jenë kandidatë për kryetar dhe do të jenë zv., çështja themelore është që qytetarët të marrin shërbimet.
Problemi i decentralizimit është një problem madhor, por problemi që kemi është te efikasiteti, si janë zgjidhur dikur, për ata që janë lindur pas ’90-ës. Ka pasur dikur 26 rrethe që kishin 26 kryetarë komitetesh, ai kishte në dorë gjithçka. PD kërkon të shumëfishojë numrin e rretheve.”


