Inter e nisi sezonin e ri të Serie A si kampion I vërtetë. Skuadra zikaltër fitoi me rezultatin 4-1 ndaj Monzës, sfidën që ngriti siparin e edicionit 2026/2027 të kampionatit italian.
Një shfaqje force kjo për të besuarit e Kristian Chivu dhe një sinjal për të gjithë rivalët e mëdhenj në garën e re për “Sccudeto”.
Gjithçka e lehtë për Inter, që përpara tifozëve të tij në “San Siro” priti vetëm gjashtë minuta për golin e epërsisë. Realizimi i parë i sezonit i takoi Hakan Calhanoglu, që ndezi shumë shpejt festën.
Ndryshe nga sa pritej, Monza reagoi dhe barazoi rezultatin me Varela në të 29-ën, ndërsa pjesa e parë u mbyll në ekuilibër.
Pas pushimit, zikaltërit u kthyen menjëherë në avantazh, falë golit të Zielinski vetëm tre minuta nga rinisja e sfidës.
Nga ky moment, gjithçka u bë e lehtë për të zotët e shtëpisë, që vranë garën me dy gola të tjerë.
Pio Espozito thelloi diferencën në minutën e 55-të.
“Pokeri” interist u plotësua në të 63-të, ndërsa edhe Bissek jetoi lavdinë personale që në ndeshjen e parë të sezonit.
Nuk sollën asgjë tjetër minutat e mbetura, me Inter që nis me një fitore të madhe misionin për mbrojtjen e titullit në Serie A. Kështu, të gjithë rivalët janë të paralajmëruar….


