Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Dy të arrestuar në Tiranë/ Policia: Klajdi Mucalla vodhi para në 5 biznese

schedule11:12 - 23 Gusht, 2026

schedule 11:12 - 23 Gusht, 2026

Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, si të dyshuar për 6 episode vjedhjeje. Në pranga u vendos Klajdi Macalla i cili dyshohet se gjatë periudhës 14-22 gusht ka vjedhur shuma parash dhe disa produkte në 5 subjekte të ndryshme.

Policia thotë, se pas arrestimit të tij, u konstatua se 23 vjecari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për të njëjtën veprimtari kriminale, ndërsa gjatë kontrollit fizik, atij iu sekestrua një sasi lëndë e dyshuar cannabis sativa.

Në pranga u vendos edhe Shaqir Jeminaj, i cili dyshohet se i vodhi me dhunë 2 varëse një shtetaseje, në rrugën e “Saraçëve”. 31 vjecarit iu sekuestruan të dyja varëset si provë materiale.



Policia i referoi organit të akuzës materialet për dy të rinjtë, për nisjen e hetimeve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!