Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

“El Clasico” për titullin/ Barcelona dhe Real bëjnë debutimin në sezonin e ri të La Liga

schedule14:30 - 22 Gusht, 2026

schedule 14:30 - 22 Gusht, 2026

Barcelona dhe Real Madrid do të bëjnë debutimin e tyre në sezonin e ri të La Liga vetëm në javën e dytë. Madrilenët luajnë këtë të shtunë në fushën e Espanjol, ndërsa skuadra “blaugrana” luan të dielën në transfertën e Elçe.

Por, në pritje që dy gjigandët e futbollit spanjoll të zbresin në fushë, që tani parashikimet flasin për një “El Clasiko” në garën për titullin kampion.

Java e parë ishte vetëm një provë, por pa Barcelona dhe Real Madrid, tifozët nuk e shijuan si duhet nisjen e sezonit të ri në La Liga.



Por pritjes i erdhi fundi dhe me xhiron e dytë të sfidave në edicionin 2026/2027 të kampionatit spanjoll në fushë zbresin favoritët e mëdhenj.

Sipas programit, I pari në fushë zbret Real Madrid, që do të debutojë në transfertën kundër Espanjol.

Me 24 orë vonesë, të dielën në mbrëmje është radha e Barcelonës, që gjithashtu luan jashtë fushës së saj kundër Elche.

Ky është vetëm një detaj kalendarik, pasi sfida ka nisur ende pa zbritur në fushë.

Gara për titullin kampion në La Liga do të jetë sërish një “El Clasico” sipas të gjitha parashikimeve.

Barcelona konsiderohet edhe një herë si favorite për të mbrojtur trofeun, megjithëse ka një epërsi të lehtë ndaj Real Madrid.

Për kompanitë e basteve, skuadra e Hansi Flick ka 49% shanse, kundrejt 41% të madrilenëve.

Klubi “blaugrana” ka afruar deri tani Anthony Gordon dhe Karim Adeyemi ndërsa soliditeti që vjen nga edicioni i kaluar është pika më e fortë e Barcelonës.

Ndryshe nga rivalët, Real Madrid është në vitin zero të revolucionit që nisi nga pankina. Jose Mourinho u kthye në drejtim, ndërsa klubi ka bërë gjashtë transferime deri tani, duke afruar lojtarë si Bernardo Silva, Cucurella, Konate, Dumfries, Espi dhe mbi të gjithë talentin Yan Diomande. Por periudha e përshtatjes ndikon negativisht te Real Madrid, që gjithsesi, ashtu si gjithmonë mbetet favorit në La Liga.

Me pjesën më të madhe të “tortës” së parashikimeve që I takon dy gjigandëve, skuadrat e tjera duket se edhe një herë luajnë vetëm për vendin e tretë në kampionatin spanjoll.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!