Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Zjarri në Milot drejt shuarjes, ndërhyrje nga ajri dhe toka

schedule11:33 - 21 Gusht, 2026

schedule 11:33 - 21 Gusht, 2026

Operacioni për shuarjen e zjarrit në zonën e Milotit është drejt përfundimit, pas një ndërhyrjeje të gjerë nga ajri dhe toka.

Në terren janë angazhuar pesë mjete zjarrfikëse, forca të ushtrisë dhe strukturat e emergjencave civile të Bashkisë Kurbin.

Operacioni ka vijuar intensivisht, ndërsa ndërhyrja nga ajri ka ndihmuar në neutralizimin e vatrave të zjarrit dhe frenimin e përhapjes së flakëve.



Situata paraqitej e rrezikshme për shkak të përmasave të zjarrit dhe afërsisë me zonat e banuara, por falë ndërhyrjes në kohë, flakët nuk kanë prekur asnjë banesë.

Aktualisht, ekipet në terren vijojnë punën për shuarjen e vatrave të vogla që kanë mbetur aktive në zonën e Milotit, me qëllim shmangien e çdo mundësie për riaktivizimin e zjarrit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!