Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kartë e konsumuar”, sulmuesi shqiptar i përvishet tifozit: Ik fryj gomat e biçikletës

schedule19:08 - 6 Janar, 2020

schedule 19:08 - 6 Janar, 2020

“Shko fryj pak gomat e biçikletës”, një mesazh i një futbollisti, drejtuar një tifozi. Sulmuesi i Lushnjës, Brunild Pepa, nuk e ka përmbajtur veten pas një komenti që ka bërë një tifoz.

Në një faqe të klubit të Lushnjës, që menaxhohet nga tifozë, është njoftuar rikthimi i sulmuesit në ekip dhe kjo lezivje është komentuar nga një tifoz.

Sikurse shihet në foton e mëposhtme, vetë Pepa ka replikuar me të. “Sa herë që ngel në klasë, ky kthen kokën mbrapa nga Lushnja. Asnjëherë nuk e ka parë Lushnjën mëmë si një zgjedhje primare.

Personalisht mendoj se është një kartë e konsumuar, nuk ka shumë për të dhënë. Duhet parë nga brezi i ri”  shkruan tifozi verdhejeshil. Pepa se ka pritur mirë komentin e bërë nga tifozi dhe i është përveshur, duke shkruar: “Flori, je shume i mirë. Shko fryj pak gomat e biçikletës”. / abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!