Avokati Edmond Petraj thotë se Prokuroria Speciale në Hagë është antishqiptare.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Petraj u shpreh se akuzat ndaj komandantëve të UÇK janë fabrikuar nga Serbia.
Petraj shtoi se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kuri e do ish presidentin Hashim Thaçi dhe komandantët e tjerë të UÇK në burg.
“Prokuroria Speciale lë shumë për të dëshiruar. Është prokurori antishqiptare, antiKosovë, po luan kundra Kosovës, ka edhe mbështetje të elementëve të brendshme të Kosovës, kanë fabrikuar gënjeshtra dhe mashtrime. Janë mbetje në Kosovë, që vetë opinioni shqiptar i Kosovës duhet t’i nxjerrë përjashta. Të gjitha dëshmitë që janë thënë nga prokurorët specialë, ishin marrë nga shërbimet sekrete serbe, nga institucionet serbe. Çdo dokument për të fajësuar komandantët e UÇK, ishin me origjinë nga Serbia.Vetëvendosja e do Hashim Thaçin dhe komandantët e UÇK në burg. Lideri i VV është kundërshtari i parë i UÇK. Albin Kurti ka dhënë prova që në momente kyçe të historisë, si Sali Berisha, ka kryer veprime antishqiptare, kundër Shqipërisë”, theksoi ai./abcnews.al


