Dashi
Ditë shumë e kontrastuar kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do keni mosmarrëveshje me partnerin dhe asgjë nuk do t’ju ecë mirë.
Beqarët do realizojnë disa takime interesante, por nuk do jenë ende gati për të marrë vendime. Në planin financiar, çdo gjë do të varet nga mënyra sesi ju do të silleni me të ardhurat. Po shpenzuat pa kursim, do të keni vështirësi.
Demi
Tregohuni sa më të arsyeshëm sot ju të dashuruarit, sepse vetëm në këtë mënyrë do të arrini t’i zgjidhni të gjitha mosmarrëveshjet dhe do të jeni më të qetë. Beqarët do të bëjnë mirë t’i marrin gjërat me qetësi, në mënyrë që të mos zhgënjehen më vonë. Financat do të mbeten të paqëndrueshme gjithë kohës.
Shmangni çdo lloj shpenzimi, sepse përndryshe do të keni probleme serioze.
Binjakët
Asnjë planet nuk do të ndikojë sot në jetën tuaj në çift, prandaj çdo gjë do të varet nga sjellja juaj. Tregohuni më të kuptueshëm dhe më tolerantë nëse doni që gjithçka të shkojë mirë. Beqarët do të afrohen edhe më tepër me një person që ka kohë që i josh. Financat do të vazhdojnë të mbeten të ekuilibruara në çdo moment. Do të mund të kryeni edhe ndonjë shpenzim më tepër se zakonisht.
Gaforrja
Bashkëpunim, humor i mirë, përkujdesje reciproke. Marrëdhënia me partnerin do të jetë e shkëlqyer gjatë gjithë kësaj dite. Shfrytëzojeni çdo moment sikur të ishte i fundit. Beqarët do të jenë më të rezervuar dhe do të ngurrojnë të hedhin hapa. Në planin financiar do të jeni objektivë dhe do t’i kuptoni edhe gabimet e bëra më parë. Më në fund do të merrni masat e duhura.
Luani
Mos e provokoni për asnjë moment partnerin tuaj gjatë kësaj dite, sepse situata mund t’ju dalë jashtë kontrollit dhe do ta prishni gjithë ambientin që ishte krijuar. Beqarët do të gjenden përballë disa dilemave të vështira dhe nuk do të dinë çfarë hapash të hedhin. Financat do të vazhdojnë të mbeten ende delikate. Vetëm ndihma e ndonjë të afërmi me të ardhura të mira mund t’ju nxjerrë nga situata.
Virgjëresha
Ata që janë në një lidhje nuk do të bien aspak dakord me personin që kanë në krah dhe mosmarrëveshjet do të jenë të njëpasnjëshme. Kujdes, sepse po vazhduat kështu, gjendja mund t’ju dalë jashtë kontrollit. Beqarët do të ndihen mirë edhe ashtu si janë dhe nuk do të kërkojnë ndryshime. Gjendja financiare, fatmirësisht, do të jetë goxha e qëndrueshme.
Peshorja
Do të ëndërroni më shumë nga sa duhet gjatë kësaj jave dhe kjo mund të sjellë zhgënjime të mëdha për ju. Duhet me patjetër të riktheheni me këmbë në tokë. Beqarët do të jenë si adoleshentë, të cilët do të jenë gati edhe për aventura kalimtare, vetëm të përjetojnë emocione. Në planin financiar, mos e lini zgjidhjen e problemeve për nesër, sepse do të keni më shumë vështirësi.
Akrepi
Ditë goxha e trazuar dhe herë pas here e mbushur me të papritura kjo e sotmja. Nuk do të ndiheni aspak mirë dhe në disa çaste do të preferoni të qëndroni vetëm. Beqarët do të bëjnë edhe sakrifica vetëm e vetëm që ta bëjnë për vete personin që kanë pëlqyer. Në planin financiar nuk do të ketë probleme, megjithatë mirë është të tregoheni të matur e të duruar në çdo moment.
Shigjetari
Do të ndiheni gjithë kohës të lumtur sot pranë atij që dashuroni dhe do t’i shprehni më shumë se kurrë ndjenjat. Beqarët, nga ana tjetër, do të jenë gjithë kohës në lëvizje dhe nëpër takime, prandaj edhe mundësitë për të gjetur personin më të përshtatshëm do të shtohen. Gjendja e financave do të vazhdojë të mbetet delikate edhe sot. Në asnjë mënyrë mos kryeni shpenzime të pamenduara.
Bricjapi
Ditë e tensionuar dhe e mbushur me mosmarrëveshje të njëpasnjëshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do të ndiheni keq dhe herë pas here të përhumbur. Beqarët, mirë është të mos gënjejnë vetëm për të krijuar një lidhje, sepse më vonë pasojat do të jenë të rënda. Në planin financiar do të keni gjatë gjithë ditës mbështetjen e planetëve dhe nuk pritet asnjë vështirësi.
Ujori
Ditë e zymtë dhe jo e mirë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do të jeni gjatë gjithë kohës nën ankth dhe të stresuar. Shmangni me çdo kusht marrjen e vendimeve, sepse do të gaboni. Beqarët do të kenë një ditë të zakonshme dhe pa ndonjë takim të veçantë. Çështjet financiare do të varen nga mënyra sesi ju do t’i menaxhoni ato. Po treguat kujdes, gjendja do të fillojë të përmirësohet.
Peshqit
Pritet të ndodhin gjëra të jashtëzakonshme sot në jetën tuaj në çift dhe emocionet do të jenë të njëpasnjëshme. Shfrytëzojeni çdo sekondë. Beqarët do të ndihen të përhumbur dhe nuk do të përfitojnë dot as nga mundësitë e mira që do t’ju jepen për takime. Nëse nuk doni që financat të mbeten delikate, duhet patjetër të pranoni një punë që ju është propozuar, sepse do të keni fitime.


