Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Përgatitjet për vitin e ri arsimor/ Lezhë, drejt fundit rikonstruksioni i shkollave dhe kopshteve

schedule12:04 - 20 Gusht, 2026

schedule 12:04 - 20 Gusht, 2026

Nisja e vitit të ri shkollor do i gjej një pjesë e shkollave dhe kopshteve në Lezhë të riparauara dhe rikonstruktuara.

Planifikimi për ndërhyrje është bërë që në shkurt dhe gjatë këtyre muajve në disa prej shkollave janë bërë dhe janë duke vazhduar ndërhyrjet, me synimin që në shtator cdo gjë të jetë gati për nxënësit dhe fëmijët e kopshteve.

Drejtoresha e Arsimit, Rinisë dhe Sportit në Bashkinë Lezhë, Aurora Gjeloshi, thotë se të gjitha ndërhyrjet synojnë përmirëismin gradual të kushteve në të gjitha institucionet arsimore.



Përvec rikonstruksioneve në fasada, po ndërhyet edhe për përmirëismin e sistemeve të ngrohjes dhe krijimin e kushteve më të mira për nxënësit dhe stafet arsimore gjatë muajve të dimrit.

Në total janë 58 shkolla e kopshte në territorin e Bashkisë Lezhë ku po kryhen ndërhyrje, ndërsa në vijim planifikohen dhe ndërhyrje në insitucione të tjera arsimore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!