Të paktën 100 persona dyshohet se kanë humbur jetën si pasojë e një rrëshqitjeje dheu në një minierë ari të improvizuar në perëndim të Republikës Qendrore Afrikane, pranë kufirit me Kamerunin.
Ngjarja tragjike ndodhi të martën rreth orës 14:00, sipas kohës lokale, në një minierë ari në zonën e Zaboye, rreth 50 kilometra nga qyteti i Bamboua.
Sipas informacioneve të mbledhura nga burime lokale, një pjesë e minierës u shemb duke zënë poshtë dhjetëra minatorë dhe persona të tjerë që ndodheshin në zonë.
Operacionet e kërkim-shpëtimit kanë nisur menjëherë, ndërsa ekipet në terren po punojnë për të nxjerrë personat e bllokuar nën dhe.
Raportimet fillestare për numrin e viktimave kanë qenë të ndryshme. Më herët ishte raportuar për 33 persona të vdekur, ndërsa burime të tjera lokale kanë ngritur bilancin në të paktën 100 viktima.


