Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

“Kurti po izolon Kosovën”/ Bislimi: Kriza institucionale ka krijuar edhe krizë ekonomike

schedule18:22 - 19 Gusht, 2026

schedule 18:22 - 19 Gusht, 2026

Anëtari i kryesisë “Aleanca”, Labinot Bislimi thotë se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti e ka izoluar vendin dhe nuk ka aleatë.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Bislimi u shpreh se kriza institucionale ka krijuar edhe krizë ekonomike.

Sipas Bislimit, Kurti do tentojë ta çojë sërish vendin në zgjedhje.



“VV nuk po e çon askund Kosovën. Kosova duhet të vazhdojë rrugën e saj të zhvillimit ekonomik, duhet të ndjekë rrugën e saj everopiane. Albin Kurti e ka ngecur Kosovën, ajo Kosovë që ne e çliruam dikur, sot ka ngecur në rrugëtimin e saj dhe nuk po shkon askund. Albin Kurti nuk do të qeverisë, është e kuptueshme. Arsyeja është sepse ai e ndjen dhe e di, e ka izoluar vendin, i ka humbur aleatët e Kosovës. Tani që është i izoluar, e di se nuk mund të qeverisë i vetëm, nuk mund të shkojë në negociata me Serbinë, kështu i izoluar siç është. Krizat i japin mundësi Albin Kurtit që të qeverisë në detyrë. Kurti po bën çmos që ta çojë vendin sërish në zgjedhje. Kriza institucionale ka krijuar edhe krizë ekonomike. Kosova është në krizë të thellë, çmimet kanë prekur tavanin. Nuk i bëhet fare vonë Albin Kurtit”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!