Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Bayern, në ankth për Musiala/ Talenti gjerman kolapson sërish në fushë, hera e dytë në katër ditë

schedule10:32 - 19 Gusht, 2026

schedule 10:32 - 19 Gusht, 2026

Kur ndodh një herë është rastësi, por kur përsëritet ka dicka për t’u shqetësuar. Dhe te Bayern Munich kaluan sërish momente ankthi për Jamal Musiala, që për herë të dytë brenda katër ditëve kolapsoi në fushën e lojës.

Ylli i skuadrës bavareze humbi sërish ndjenjat në miqësoren e fundit kundër Hedenheim. Vetëm gjashtë minuta, pasi u aktivizua si zëvendësues në pjesën e dytë, Musiala u rrëzua në fushë. Shqetësimi ishte i madh te lojtarët dhe te stafi mjekësor, që shpejtoi t’i japë ndihmën e parë.

Për fat të mirë, futbollisti u përmend dhe doli me këmbët e tij nga fusha. E njëjta situatë u shënua edhe të shtunën në miqësoren kundër Lajpcig. Në fundin e asaj sfide, sulmuesi kolapsoi në fushë përpara se të përmendej dhe të zëvendësohej.



Nëse herën e parë fajiu iu vu lodhjes dhe temperaturave të larta, këtë herë është zbuluar edhe diagnoza e vërtetë nga vetë futbollisti, që reagoi me një postim të gjatë në rrjetet sociale.

“Para së gjithash, gjëja më e rëndësishme është që jam mirë. Dua t’ju qetësoj dhe t’jua shpjegoj situatën: më është diagnostikuar një gjendje me humbje të përkohshme dhe të shkurtra të vetëdijes  të shkaktuara nga një çrregullim neurologjik që mund të çojë në episode të tilla.

E di që në pamje të parë mund të duken shqetësuese, por për mua, aktualisht ato janë pjesë e jetës sime të përditshme. Jam në duar të shkëlqyra mjekësore dhe jam shumë optimist”, lexohet në postimin e Jamal Musiala, që më pas sqaron se situate e tij shëndetësore është e kurueshme dhe se nuk do ta pengojë në karrierën e tij. Gjithsesi, për shkak të trajtimit mjekësor, 23 vjeçari pritet të humbasë javët e para të sezonit të ri me Bayern në Bundesligë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!