11 persona janë arrestuar nga policia lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Ksamil, ku u vra një 20-vjeçar portugez.
Të arrestuarit janë; Sokrat Lipan alias Sokrat Vata, Nuh Mahmutoglu, dhe Ezgi Perlak, të dy me shtetasi turke, Serxhi Selimi, Ervis Bunci, Ildi Cekani, Murat Zhabina, Miosid Matushaj Luciano Seferi, Romeo Shehu dhe Kristi Koshi
Portugezi u vra me thikë nga Sokrat Vata, pas një konflikti që dyshohet se kishte nisur pas ngacmimit të një vajze.
Sipas policisë, gjatë një konflikti midis disa personave, Vata e goditi me thikë disa herë në trup portugezin.
Po në të njëjtën kohë, edhe shtetasi D. H., tashmë i shpallur në kërkim, e ka goditur me grushte 20-vjeçarin. Të dy këta shtetas akuzohen për vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim.
Ndërsa 4 kamarierët në lokalin “Principote”, janë përfshirë në konfliktin e mësipërm, duke goditur me grushte 20-vjeçarin, para se ta godiste me thikë Vata dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Në momentin e kësaj ngjarjeje, në lokalin “Principote” kanë qenë në rolin e bodyguard-ëve 3 punonjës policie, të cilët kanë pasur rolin e sigurisë dhe nuk kanë ndërhyrë për parandalimin e kësaj ngjarjeje, që fillimisht ka nisur në ambientet e lokalit “Principote”, si dhe, pas ngjarjes, nuk kanë njoftuar autoritetet e Policisë së Shtetit.
Gjithashtu, në momentin e ndodhjes së kësaj ngjarjeje, në ambientet e lokalit “Principote” ka qenë edhe pronari i tij, i cili, pas ngjarjes, është larguar duke mos kallëzuar në autoritetet përkatëse.
Në kërkim janë shpallur edhe dy persona, David Heurtevent dhe Bekim Bulica./abcnews.al


