Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Mbeti e plagosur rëndë pas zjarrit që përfshiu hotelin në Vlorë, 25-vjeçarja pritet të dërgohet për mjekim në Turqi

schedule12:30 - 18 Gusht, 2026

schedule 12:30 - 18 Gusht, 2026

25-vjeçarja Ana Dyrmishi, e cila mbeti e plagosur rëndë nga zjarri që përfshiu një hotel në Vlorë mëngjesin e 16 gushtit, pritet të transferohet në Turqi për mjekim më të specializuar.

Sipas burimeve nga QSUT, e reja ndodhet prej së dielës në Reanimacionin Qendror, në gjendje të rëndë shëndetësore, me djegie në mbi 85% të sipërfaqes së trupit.

Transferimi për trajtim të specializuar në Turqi është kërkuar nga familjarët e 25-vjeçares.



Aktualisht, ajo vijon të marrë trajtim intensiv në QSUT, ndërsa po ndiqen procedurat për transferimin e saj jashtë vendit.

“Pas përfundimit të të gjitha procedurave mjekësore dhe administrative nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT),ku qëndroi nën kujdes intensiv të ekipeve të terapisë intensive (ICU), në bashkëpunim dhe koordinim me Ambasadën e Turqisë dhe autoritetet shëndetësore turke, pacientja do të vijojë trajtimin e specializuar në një spital në Turqi”, thuhet në reagimin  e Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjithashtu theksohet se shpenzimet për trajtimin e pacientes në Turqi do të mbulohen nga shteti shqiptar, përmes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!