Juventus dhe Milan kanë zbritur në fushë dhe po presin Cagliarin dhe Sampdorian në shtëpi, por goli i parë i ndeshjeve të drekës në Serie A ka ardhur nga Bergamo. Atalantës së Berat Gjimshitit, i cili e ka nisur si titullar sfidën përballë Parmës (Kastriot Dermaku ndodhet në stol), i kanë mjaftuar 11 minuta për të kaluar në avantazh.
Autori i golit është Alejandro Gomez. Kapiteni mori një pasim nga De Roon, goditi me të majtën dhe shënoi një gol fantastik. Topi në trekëndësh dhe festë në shkallët e stadiumit ” Atleti Azzurri d’Italia”. Goli i gjashtë në kampionat për argjentinasin, i cili numëron edhe po kaq asiste të dhuruara për shokët e skuadrës. /abcnews.al
Papu Gómez, Atalanta 1-0 #włoskarobota pic.twitter.com/nL5W9wRlQG
— Tomasz (@toMMAsz_brz) January 6, 2020