Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Kukës, sezon i mbarë për kumbullat/ Fermerët nisin vjeljen e prodhimit, kultivojnë edhe thana

schedule15:08 - 17 Gusht, 2026

schedule 15:08 - 17 Gusht, 2026

Fermerët e Kukësit kanë pasur një sezon të bollshëm të prodhimit të kumbullave dhe thanave. Halim Elezi është një fermer që pemtoren e tij e ka ngritur para 15 vitesh. Ai thotë se kjo është një mundësi e mirë për të mbajtur familjen.

Halim Elezi tregon se sfidë mbetet pajisja me tituj pronësie, por edhe gjetja e tregut për shitjen e prodhimeve.

Thanat janë një tjetër frut që rritet në pemtoren e Halimit. Vitet e fundit, për shkak të vetive kurative dhe përdorimit në mjekësi, thana është bërë një frut shumë i kërkuar në treg.



Halim Elezi ka mbjellë rreth 300 rrënjë drurë frutorë, si kumbulla, thana dhe arra, që gjithashtu pritet të kenë një prodhim të bollshëm.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!