Pas të shtunës së golave, futbollistët e kombëtares së Shqipërisë mbyllin fundjavën e futbollit europian me asistime. Lajme të mira për Armando Brojën, Mirlind Dakun dhe Mario Mitaj, që ishin protagonist absolutë me skuadrat e tyre.
Pavarësisht dyshimeve që e shoqëruan javët e fundit, Broja luajti si zëvendësues në ndeshjen e javës së parë të Burnley në Championship.
I hedhur në fushë në minutën e 76-të, kur skuadra e tij po humbiste 2-0 ndaj Ëest Ham, sulmuesi kuqezi ndryshoi rrjedhën e sfidës, duke nisur nga asisitimi që i dhuroi 11 metërshin, që ndryshou rrjedhën e sfidës deri te barazimi 2-2. Edhe vlerësimi i mediave angleze ishte shumë I lartë për Brojën, që gjithsesi duhet të luftojë për një vind si titullar.
Edhe Mirlind Daku ka lënë shenjën e tij të parë me Spartak Moskë. Sulmuesi luajti ndeshjen e parë si titullar pas transferimit te skuadra moskovite, duke asistuar në golin e parë kundër Baltika. Ai nisi aksionin në epërsinë e Spartak, që në fund fiotoi 2-1 në transfertë për javën e dytë të Premier Ligës ruse.
I njëjti diskutim edhe për Mario Mitaj, që nisi si protagonist aveturën e tij italiane. Në ndeshjen e parë zyrtare të sezonit me Genoa, mbrojtësi I kombëtares shqiptare ndihmoi skuadrën e tij të kualifikohej në raundin tjetër. Genoa po humbiste 1-0 ndaj Ascoli, ndërsa Mitaj shërbou nga këndi për Markandali në golin e barazimit. Vendasit përmbysën shifrat që në pjesën e parë, ndërsa Mitaj u zëvendësua nga trajneri De Rosi në pushim./abcnews.al



