Një zjarr ka përfshirë një zonë kodrinore në fshatin Qishbardhë, në Vlorë.
Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve, ndërsa ndërhyrja e forcave zjarrfikëse po vështirësohet ndjeshëm për shkak të terrenit të thyer dhe errësirës.
Forcat zjarrfikëse vijojnë të monitorojnë situatën, ndërsa mbetet për t’u parë nëse flakët do të afrohen pranë zonave të banuara.


