Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Akomodim për pushuesit e prekur/ Shoqata e operatorëve turistike solidarizohet: Pushimet e të prekurve do të vazhdojnë

schedule15:54 - 16 Gusht, 2026

schedule 15:54 - 16 Gusht, 2026

Turistët e prekur nga zjarri i rënë në një hotel në Lungomare do të mund të vijojnë pushimet e tyre falas.

Shoqata e Operatorëve Turistikë të Vlorës është solidarizuar me pushuesit e prekur nga zjarri  ndërsa disa njësi hoteliere në Vlorë, kanë ofruar ambiente për akomodimin e pushuesve të prekur nga ngjarja, me qëllim që pushimet e tyre të mos ndërpriten.

Kreu i Operatorëve Turistikë, Vasil Bedini, thotë se turistëve do ti ofrohen edhe veshjet apo sende personale që iu dëmtuan në zjarr



Solidariteti i operatorëve turistikë synon që pushuesit e prekur nga ngjarja të vijojnë qëndrimin e tyre në Vlorë dhe programin e pushimeve, pavarësisht situatës së krijuar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!