Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Gjobë 4500 euro për turistin/ Norvegji, zgjoi ariun polar nga gjumi

schedule11:05 - 15 Gusht, 2026

schedule 11:05 - 15 Gusht, 2026

Një person është dënuar me 50 mijë krona (4.560 euro) për përdorimin e një borie për të zgjuar një ari polar që po flinte në arkipelagun Svalbard të Norvegjisë, njoftoi një zyrtar lokal. Incidenti ndodhi më herët këtë muaj, pasi dikush e dha alarmin nga një anije, e cila po lundronte në një fjord në pjesën veriperëndimore të Svalbardit, rreth 1.000 kuilometra larg Polit të Veriut, raporton televizioni BBC.

Një person, emri i të cilit nuk është publikuar, u gjobit me 50 mijë krona për incidentin, konfirmoi guvernatori i atij territori. Sipas rregulloreve lokale, “është e ndaluar që pa nevojë të pengohet, t’i tërhiqet vëmendja ose të ndiqet një ari polar”, kafshë që në vitin 1972 ishte shpallur specie e mbrojtur në Svalbard.

Rreth 250 arinj polarë janë numëruar në këtë arkipelag gjatë vlerësimit të fundit shkencor, i kryer në vitin 2015. Në një deklaratë, guvernatori Lars Fause tha se, kur anija lundroi afër kafshës, “pasagjerët e saj thuhet se kishin parë një ari polar duke fjetur në tokë”.



“Një person në anije pastaj e përdori borinë e saj, duke e zgjuar kafshën, e cila shkoi në një vend tjetër”-shtoi ai. Raportohet se personi i gjobitur pranoi që ta paguajë gjobën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!