Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Festë në Vajzë të Selenicës/ I pranishëm kryeministri Rama, në aktivitetin special

schedule21:17 - 14 Gusht, 2026

schedule 21:17 - 14 Gusht, 2026

SELENICË- Në fshatin Vajzë të Selenicës u zhvillua edicioni i katërt i “Vajza Fest”, një aktivitet që tashmë është kthyer në një traditë të bukur dhe të rëndësishme për zonën. Një festë që bashkon traditën, kulturën, artin, sportin dhe trashëgiminë, duke sjellë në vëmendje vlerat dhe pasuritë e kësaj treve.

“Vajza Fest” është një mundësi e veçantë për të promovuar historinë, zakonet dhe traditat vendase, por edhe për të krijuar një hapësirë ku komuniteti, të rinjtë, artistët dhe banorët e zonës bëhen bashkë në një atmosferë festive.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe Kryeministri Edi Rama, i cili iu bashkua festës dhe aktiviteteve të zhvilluara në kuadër të këtij edicioni.



Përmes muzikës, artit, aktiviteteve sportive dhe elementëve të trashëgimisë kulturore, “Vajza Fest” dëshmon se tradita mund të ruhet, të përcillet ndër breza dhe njëkohësisht të marrë jetë në forma të reja. Një festë që jo vetëm gjallëron zonën, por edhe forcon lidhjen e komunitetit me identitetin, historinë dhe kulturën e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!