Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Lurë, hetim për “gardianët” e parkut/ Shefi i monitorimit e dy roje, në procedim penal për zjarrin

schedule14:54 - 14 Gusht, 2026

schedule 14:54 - 14 Gusht, 2026

Policia e Dibres ka nisur nje hetim për shefin e monitorimit të Parkut Kombëtar dhe dy roje të cilët  po hetoen në gjendje të lirë pas zjarrit që përfshiu disa hektarë sipërfaqe pyjore në Parkun Kombëtar të Lurës.

Sipas Policisë së Dibrës, në vijim të veprimeve hetimore për dokumentimin e rrethanave të zjarrit, specialistët për Hetimin e Krimeve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për veprën “Shpërdorimi i detyrës”.

Nën hetim janë vënë shefi I monitorimit te parkut kombëtar dhe dy punonjës së sigurisë.



Sipas hetimeve, tre personat kishin detyra të lidhura me monitorimin dhe mbrojtjen e territorit të parkut.

Policia dyshon se ata nuk kanë marrë masat e nevojshme për ruajtjen, mbikëqyrjen dhe parandalimin e zjarreve në zonën që kishin në përgjegjësi. Si pasojë e flakëve, janë djegur disa hektarë sipërfaqe pyjore.

Vatra e zjarrit në Parkun Kombëtar të Lurës vijon të jetë active, Ndërsa po punohet nga toka dhe ajri për shuarjen e plotë te flakëve të zjarrit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!