Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Zjarret djegin Greqinë/ Shkrumbohen pyjet në Halkidiki, turistët marrin arratinë

schedule13:10 - 14 Gusht, 2026

schedule 13:10 - 14 Gusht, 2026

Zjarri i madh që shpërtheu në Siviri, Halkidiki, të enjten pasdite është tashmë nën kontroll…

Rreth 481 persona u larguan nga zona e rrezikuar, përfshirë turistë të evakuuar nga plazhet me varka.

Më shumë se 220 zjarrfikës të shpërndarë në 13 grupe, vullnetarë dhe 57 automjete qëndruan në vijën e parë gjatë gjithë natës.



Zjarri, i cili shpërtheu afërsisht rrëth orë 15 të pasdites, shkaktoi mobilizim të madh, pasi zona është veçanërisht e rënduar për shkak të dyndjes së pushuesve.

Vatra e parë fillimisht u konstatua në një zonë me bimësi të ulët në periferi të ishullit.

Hetuesit po shqyrtojnë problemet në rrjetin elektrik si një shkak të mundshëm .

Një pemë thuhet se ra mbi tela, duke shkaktuar një qark të shkurtër dhe shkëndija. Zjarri u përhap me shpejtësi dhe shpejt flakët arritën në një pyll me pisha.

Evakuimi ishte veçanërisht i vështirë, për shkak të vetëm një rruge kryesore për daljen nga Halkidikia, duke krijuar rardhë të gjata dhe trafik.

Një pjesë e madhe e turistëve u transportuan kryesisht në Selanik.

Pavarësisht përmirësimit të situatës, banorët po presin “dritën jeshile” nga autoritetet për t’u rikthyer dhe për të vlerësuar gjendjen e shtëpive dhe pronave të tyre.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!