Dinamo City vijon aventurën e saj në Kupat e Europës, ndërsa është vetëm një hap larg kualifikimit për herë të parë në grupet e Konference League.
Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja jetoi një sfidë magjike, duke mundur 4-0 Auda, pas humbjes 1-0 në transfertën letoneze.
Sfida e luajtur në “Elbasan Arena” u vendos që në pjesën e parë, kur mori jetë edhe përmbysja e madhe e dinamovitëve.
Pas shumë përpjekjesh, Qardaku shbllokoi rezultatin në minutën e 36-të.
Goli i epërsisë çliroi të gjithë skuadrën, që në limitet e pjesës së parë do të gjente edhe golin e dytë.
Qefalia ndali topin në rrjetë për të kthyer Dinamon bashkë me biletën e kualifikimit në dhomat e zhveshjes.
Në fraksionin e dytë, të besuarit e Ilir Dajës plotësuam mbrëmjen e tyre të madhe.
Malomo shënoi golin e tretë në minutën e 52-të, ndërsa në minutën e 78-të Fadairo realizoi pokerin e Dinamo City që është shumë pranë realizimit të një ëndrre të madhe, që trajneri i saj Ilir Daja e ka jetuar më parë me Skënderbeun.
Në play off e Konference League, blutë e kryeqytetit do të luajnë kundër qipriotëve të Pafos. Ndeshja e parë është në program më 20 gusht sërish në “Elbasan Arena”, ndërsa ajo e kthimit një javë më parë në transfertë.


