Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Lidhja”, duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit me armë, për motive pronësie, mes dy vëllezërve në lagjen “Uji i Ftohtë”.
Një 47-vjeçari kanosi vëllanë e tij me armë zjarri për pronën. Policia vuri në pranga 47-vjeçarin, i cili ishte me precedent kriminal për trafikim të lëndëve narkotike.
Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë, me 2 krehra dhe 30 fishekë./abcnews.al


