Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Arrestohet një person në Merdar nën dyshimin për spiunazh

schedule12:06 - 13 Gusht, 2026

schedule 12:06 - 13 Gusht, 2026

Një mësues në Kosovë-spiun për Serbinë. Fehim Sali është shtetasi i arrestuar nën dyshimet për veprën penale të spiunazhit. Ai u ndalua në pikën kufitare të Merdares në një operacion të përbashkët të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Policisë dhe Prokurorisë Speciale.

Fehim Sali dyshohet se për një periudhë të gjatë ka bashkëpunuar me Agjencinë serbe të Inteligjencës (BIA) dhe se ka mbajtur kontakte me zyrtarin e saj, Zelimir Matoviç.

Ai punonte si arsimtar në shkollën serbe “9 Maji” në Rapçë të Dragashit dhe më herët ka qenë i angazhuar në Këshillin Konsultativ për Komunitete pranë Zyrës së Presidentes.



Po ashtu, dyshohet se merret me ndërmjetësimin për prona, dokumente serbe dhe grumbullimin e votave për mbështetësit e Aleksandar Vuçiç.

Në njoftimi zyrtar Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës thotw se në bashkëpunim me Policinë, do të vazhdojë me marrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Ndërkohë, një tjetër shtetas i Kosovës, Dugagjin Muxhuni është arrestuar nga autoritetet serbe gjatë kalimit të kufirit mes Serbisë dhe Kroacisë.

Familjarët e tij njoftuan se fillimisht ai ishte ndaluar për verifikim dhe më pas është transferuar në Beograd ku po vijojnë procedurat ndaj tij.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!