Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Qetësohen zjarret në Tiranë/ Dy vatra zjarri në Priskë, nuk rrezikohen banesa

schedule11:14 - 13 Gusht, 2026

schedule 11:14 - 13 Gusht, 2026

Pas disa orësh të vështira  në luftë me flakët  më e kontrolluar është situata  në përiferi të Tiranës.

Ndërhyrja nga ajri dhe toka gjatë natës bëri  të mundur lokalizimin e flakëve  në  Dajt e Priskë.

Në  Dajt mbi tunelet e Qafë – Mollë sipas ministrisë së Mbrojtjes po vijon puna për  shuarjen e vatrës në pyllin me pisha.   Forcat zjarrfikëse  po ndihmohen dhe nga dy helikopterë të Forcës Ajrore.  Sipas ministrisë akualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.



Ndërsa në Priskë të Madhe  ka dy vatra aktive zjarri.

Njëra kërkon më tepër angazhim se është më pranë banesave.   Era po perhap flaket ne te gjithe  kodren.   Ndersa  forcat zjarrikese  e kane te veshtire nderhyrjen nga toka.  Aktualisht  po  operohet  vetem nga ajri. Nje helikopeter I forces ajrore po hedh uje per lokalizimin e zjarrit.

Flakët sipas ministries së mbrojtes u perhapen  drejt  Gurrës, Farkës dhe Lundrës ku edhe ketu po punohet per  ti neutralizuar.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit që përfshiu një natë më parë periferinë e Tiranës  për të cilin policia thotë se ka nisur hetimet.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!