PSG, fituesja e Champions League, ka mposhtur me rezultatin 2-1 Aston Villën, fituesen e Europa League, në finalen e parë të sezonit, atë për Superkupën.
Kvaratskhelia zhbllokoi ndeshjen në pjesën e parë, duke shënuar një gol shumë të bukur. Anglezët barazojnë me Madjo, në fundin e pjesës së parë.
Francezët kalojnë në avantazh sërish në pjesën e dytë me Doue, që shënon golin që vulosi fatin e kësaj finaleje.
Parisienët fitojnë për të dytin vit radhazi Superkupën e Europës.


