Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Krujë, nis evakuimi i banorëve në lagjen “Abaze”, zjarri vijon të përhapet

schedule17:38 - 12 Gusht, 2026

schedule 17:38 - 12 Gusht, 2026

Ka nisur evakuimi i banorëve në lagjen “Abaze” të Krujës, ndërsa vatrat e zjarrit vijojnë të jenë aktive dhe situata mbetet e tensionuar.

Flakët po përhapen të favorizuara nga erërat e fuqishme, duke rritur rrezikun për banesat në zonë. Banorët janë larguar nga shtëpitë dhe po qëndrojnë në rrugë, ndërsa ndjekin situatën nëse zjarri avancon drejt zonave të banuara.

Ndërkohë, ka rifilluar edhe ndërhyrja nga ajri për të frenuar përhapjen e flakëve dhe për të vënë nën kontroll vatrat aktive.



Forcat në terren vijojnë përpjekjet për izolimin e zjarrit, ndërsa banorëve u është kërkuar të ndjekin udhëzimet e autoriteteve dhe të largohen nga zonat e rrezikuara.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!