Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Kosovë, thellohet kriza/ Bellagoshi: Janë shkelur afatet për formimin e institucioneve

schedule17:13 - 12 Gusht, 2026

schedule 17:13 - 12 Gusht, 2026

Qendresa Bellagoshi gazetare në Klan Kosova, në një intervistë në “Balkan Update” foli për situatën politike në Kosovë.

Ditën e sotme pati një seancë të zhvilluar me tension e përplasje mes deputetëve.

Gjatë intervistës, gazetarja Bellagoshi shpjegoi se sipas rregullores nuk duhet të kalojnë 48 orë pa thirrur seancë.



Gjithashtu ajo u shpreh se janë shkelur afatet për formimin e institucioneve.

“LDK nuk kanë qenë pjesë në sallën e Kuvendit, në ambiente është parë Armend Zemaj, por nuk ka pasur një qëndrim zyrtar të LDK. Ajo që pritet të ndodhë në vazhdimësi, pasi sot pati edhe shtyrje mes deputetëve dhe është paralajmëruar nga PDK se do të shkojnë në seancë. Sipas tyre në interpretimin që kanë duhet të konstituohet Kuvendit. Ndërsa VV ka thënë që ta çojnë në Gjykatë Kushtetuese”, tha ajo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!