Një shtetas është dëmtuar teksa po hidhej nga një shkëmb në zonën e Orikumit. Për shkak të dëmtimeve të marra, ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore.
Në ambientet e spitalit kanë mbërritur edhe shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur verifikimet dhe hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se shtetasi është dëmtuar gjatë hedhjes nga shkëmbi, ndërsa grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rastit dhe përcaktimin e saktë të shkaqeve.


